Federico Chiesa mund të largohet nga Liverpool pas vetëm një sezoni. Sulmuesi italian në këtë edicion të Premier League ka luajtur 5 ndeshje, pa mundur dot të lërë gjurmë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, skenari më i besueshëm për ish-lojtarin e Juventusit është ai i një rikthimi në Itali. Napoli është gati ta mirëpresë me krahë hapur dhe ekziston mundësia e një oferte në verë.
Liverpooli pagoi vetëm 12 milionë për të afruar Chiesën verën e kaluar dhe për të përcaktuar çmimin aktual të futbollistit, duhet bërë bilanci. Ai ka kontratë me The Reds deri në vitin 2028.
