Në merkaton e janarit, Federico Chiesa shfaqet si një “rast okazion” për Juventusin. Sulmuesi dëshiron rikthimin në Itali për të gjetur vazhdimësi dhe Liverpooli është i hapur për shitje, por vetëm me transferim përfundimtar ose huazim me detyrim blerjeje.

Kostoja e operacionit pritet të jetë rreth 12 milionë euro, shifër që bardhezinjtë po përpiqen ta ulin, duke shfrytëzuar hapësirat e kufizuara që lojtari ka pasur në Angli. Megjithatë, gjithçka varet nga Kupa e Afrikës: Liverpooli pret rikthimin e Mohamed Salah-ut para se të marrë vendimin përfundimtar. Ndërkohë, Juventusi ka lëvizur i pari, duke marrë avantazh ndaj Napolit dhe Romës. Një pistë që mund të nxehet në gjysmën e dytë të janarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: