Largimi i Simone Inzaghi-it dhe fakti që mbyllën një sezon në atë formë, pa asnjë trofe, u përjetua si një dramë nga tifozët zikaltër, kjo edhe për faktin se të paktë ishin ata që besonin se ky ekip, ky grup, mund të konkurronte sërish në nivele të larta. Dyshimet u shtuan edhe më shumë në momentin që drejtuesit e klubit vendosën t’i besonin stolin një ish lojtari të famshëm, por me pak eksperiencë si trajner, Christian Chivu. Ndryshe nga se mendohej, Chivu ka bërë që Inzaghi të jetë thjesht një kujtim pasi ekipi i tij jo vetëm që është konkurrues, por po udhëheq në çdo front. Në Serie A, me 24 pikë në 11 javë udhëheq së bashku me Romën, ndërsa në Champions janë perfekt me 4 fitore në 4 ndeshje:

La Gazzetta
La Gazzetta

“Inter në krye, Chivu komandon gjithçka”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.

Pavarësisht shifrave, fakti që ka ndërtuar një skuadër shumë ofensive, nuk i lejon tifozët zikaltër të qëndrojnë të qetë, kjo pasi pjesa më e vështirë vjen tani, pas pauzës së kombëtare. Inter dhe Chivu duhet të bëjnë llogaritë menjëherë me një sfidë të “zjarrtë”, derbin përballë Milan, por dhe me një kalendari “ferri” në Champions Lajmi i shkëlqyer është fakti që për këtë takim Chivu do të ketë më në fund në dispozicion dyshen e tij të preferuar në sulm, “Thula”, pasi Thuram është rikuperuar plotësisht.

Pavarësisht rikthimit të francezit, sulmi nuk ka qenë kurrë një problem për Chivun, shqetësimet e mëdha kanë të bëjnë me mbrojtjen. Pikërisht në këtë repart, më saktë në qendër të mbrojtjes, është edhe dilema më e madhe e Chivut, ndaj Milan duhet të zgjedh, t’i besojë eksperiencës së Acerbit, apo të vendos bast për Bissec, një lojtar që teknikisht i ofron më shumë garanci.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: