SHBA Chris Brown është fotografuar së fundmi me duart rreth fytit të një mikeshe. Në fotot e realizuara në Miami mëngjesin e së të hënës këngëtari i rrymës R & B shihet me duart rreth qafës së një vajze, i njëjtë si sulmi që ai bëri ndaj ish të dashurës së tij, Rihanna disa vite më parë.
pri_64138725-e1515754980231
Situata ka ndodhur gjatë një feste në një shtëpi të marrë me qera nga këngëtari në Miami, rreth orës 9 të mëngjesit. Chris ka vendosur duart rreth qafës së saj së dhe nuk dimë ç’të mendojmë, por këngëtari thotë se po luanin…

Sipas TMZ, të dy kanë pohuar që ishin vetëm disa momente argëtimi. Avokati i këngëtares, Mark Geragos, i tha TMZ: ‘Ai është një mik. Natyrisht që është ka gjallëri. Kushdo që ka pushtuar privatësinë e tyre do të mbajë përgjegjësi “.

Brown është parë pa bluzë, i veshur me xhinse dhe disa zinxhirë rreth qafës së tij së bashku me një kapele ngjyrë portokalli. Ai qëndron pas shoqes së tij dhe e kap atë nga fyti duke thënë diçka. Ajo duket e lodhur kur Brown e tërheq kokën prapa dhe arrin të vendosë dorën në krye të saj.

Kujtojmë se sado me shaka të ishte ai gjest, çdo lidhje e Chris Brown me dhunën është më se e besueshme, pasi disa vite me parë kur ishin të dashur ai ka dhunuar Rihanna-n. Ajo ngjarje solli ndarjen pa kthim mes të dyve.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: