Christina Aguilera është e famshme për vokalin e saj të fuqishëm. Në Madison Square Garden të New Jorkut, këngëtarja 34-vjeçare i dha startin ndeshjes së yjeve të basketbollit amerikan duke u shfaqur para publikut me një dekolte shumë të hapur, qe ka tërhequr vëmendjen.

Aguilera këndoi një miks himnesh si ‘New York, New York’, ‘On Broadway’ dhe ‘Empire State Of Mind’.
Të pranishëm në All-Star Game ishin shumë personazhe të famshëm si këngëtarët Jay Z, Beyonce dhe Rihanna, aktori Ben Stiller, boksieri Floyd Mayweather Jr dhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb