Çiftet e gjinisë së njëjtë në Australi mund të martohen, pasi pengesat ligjore për to janë hequr.

Martesat e homoseksualëve janë bërë të ligjshme nga sot, me mbështetje të madhe të Parlamentit të Australisë.

Qeveria konservatore e Australisë ka bërë një anketë jo të detyrueshme për martesat e homoseksualëve dhe është zotuar se do ta kalojë legjislacionin për këtë çështje nëse australianët e mbështesin atë.

Ligjëvënsit e kanë miratuar masën muajin e kaluar, pasi 62 përqind e australianëve u kanë dhënë dritën jeshile martesave të seksit të njëjtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb