SHBA

Megan Fox dhe Brian Austin Green kanë anuluar zyrtarisht divorcin e tyre. Çifti I njohur janë të martuar prej 9 vitesh tashmë, megjithatë martesa e tyre nuk ka qenë gjithmonë e qetë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në vitin 2010, çifti dha lajmin se kishin nisur procedurat e divorcit, por në vitin 2015 erdhi në jetë djali i tyre i tretë Journey, i cili tregoi se Megan dhe Brian vazhdonin të ishin bashkë.

Të enjten e kaluar u tha se çifti kishte rinisur procedurat e divorcit, por burime për ‘Elle’ thonë se kanë vendosur ta tërheqin sërish vendimin për divorc.

Një vit më parë gjatë një interviste Brian u shpreh: “Martesa është e vështirë. Është punë mendoj, për këdo. Kur arrin në pikën që ke tre fëmijë, ia del ditë pas dite.

Ne kemi 3 fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë”. Mesa duket, prioriteti i Megan dhe Brian janë fëmijët dhe kjo mund të jetë arsyeja që çifti ka vendosur të anulojë divorcin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb