Një odise e gjatë që ka një fund të lumtur. Emanuele Loati dhe Maura Nardi, pas një rruge tranzicioni për ndryshimin e seksit, do të mund të martohen, pasi në fakt, të dyja kanë marrë kartat e reja të identitetit.

Historia e dashurisë dhe e të drejtave vjen nga Recanati në Itali. Kështu, ajo u bë ai dhe mori emrin Emanuele Loati, 25 vjeç. Ndërsa, ai u bë ajo me emrin Maura Nardi, 41 vjeç.

Ata gjetën identitetin e tyre, atë që u përkiste më shumë, të njohur nga shteti dhe nga bashkia e tyre e vendbanimit dhe dokumentet e reja u lëshuan në ditët e fundit nga zyra e gjendjes civile të Recanatit.

Fillimisht u pajis me kartë identiteti Maura dhe më pas Emanuele, që ndërmori trajtimin terapeutik në rrugë dhe gjykatë për të ndryshuar seksin menjëherë pas saj.

Maura ka qenë e verbër që në moshën 19-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të retinës dhe punon si operatore centrale për një organ publik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: