Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë “Sy m’sy” ku zhvillon një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale.

Rama ka dhënë detaje në lidhje me mënyrën se si do të zhvillohet çelja e fushatës elektorale të partisë Socialiste.

“Nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 majit dhe ndryshe nga të gjitha herët e tjera nesër do ta nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë dhe natyrisht që në këtë cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë ne do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore që janë gratë dhe vajzat. Nesër pasdite do të jetë një nisje ndryshe e fushatës elektorale. Pasnesër në mesditë me 12 qarqet tek 12 yjet e Europës në sheshin Skënderbej do të mblidhemi për një takim politiko festiv”, ka sqaruar Rama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb