Të paktën katër persona kanë humbur jetën, përshirë dhe një fëmijë nga cikloni Gabrielle në Zelandën e Re. Trupi i fëmijës u gjet në Gjirin Hake, një nga zonat e prekura.
Mediat e huaja raportojnë se rreth 300 persona janë bllokuar në çati ndërsa 10500 të tjerë janë evakuuar nga zonat e prekura.
Kryeministri Chris Hipkins të mërkurën në mbrëmje tha se kishte gjithashtu “disa njerëz të zhdukur për të cilët policia ka shqetësime të mëdha”.
Ndërsa reshjet e shiut kanë pushuar në shumicën e pjesëve, shumë qytete dhe zona të largëta mbeten të bllokuara nga përmbytjet e mëdha dhe mungesa e energjisë.
Kryeministri i Zelandës së Re Chris Hipkins e ka quajtur ciklonin Gabrielle si ngjarjen më fatkeqe, pasi vlerësohet se mund të prekë një të tretën e popullsisë.
(BalkanWeb)
