Një episod sa kurioz po aq edhe emocionues është regjistruar në Parlamentin Evropian, shkruan tg24.it.

Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson u kap nga kamerat duke thurur me shtiza gjatë fjalimit të Presidentit të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ky nuk është një rast i izoluar. Tashmë në raste të tjera, në fakt, Johansson ishte filmuar duke punuar me grep gjatë një seance pune.

Një pasion që komisioneri nuk e ka mbajtur kurrë të fshehur. Në vitin 2020 ajo tha në rrjetet sociale se u kishte dhënë të gjithë bashkëpunëtorëve të saj çorape leshi që i kishte punuar me grep.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb