Me mirënjohje ndaj teknologjisë, dëshira jonë e madhe për një ekuilibër më të mirë punë-jetë, apo nevoja për para shtesë; freelance (puna pavarur) ka filluar të kthehet në normë në mbarë botën.

Sikundër shprehet Stephane Kasriel, drejtoreshë ekzekutive në Upwork;

‘Tashmë kemi hyrë në një kapitull të ri të mënyrës se si punojmë, kapitull në të cilin teknologjia e ka bërë shumë më të lehtë gjetjen e punës dhe shtrirjen përtej kufijve të ‘Epokës Industriale’ – e gjithë kjo për të krijuar një ekuilibër më flkeksibil të punës me jetën’.

Uowork, një platformë për publikimin e ofertave për punë dhe punëtorë të pavarur, shërben si ndërmjetsues mes kompanive që kanë nevojë për aftësi specifike dhe punëtorëve të pavarur të cilët janë të gatshëm që t’i ‘furnizojnë’ ato – dhe së fundi janë publikuar edhe të dhëna se cilat janë aftësitë më të kërkuara, e në mesin e tyre cilat janë më të paguarat.

Shifrat e pagesave janë rezultat i të dhënave nga dy platformat më të mëdha; Upëork dhe Elance, si dhe janë bazuara në koston e një ore pune për secilën aftësi, në periudhën prej 1 janar deri më 31 maj 2015.

Aftësia (pagesa për 1 orë pune)

1. E drejta e pronësisë intelektuale 121.73 dollarë

2. Këshilla ligjore 68.06 dollarë

3. Shkrim financiar 56.86 dollarë

4. Siguri interneti 51.39 dollarë

5. Përkthim nga gjuha koreane 49.23 dollarë

6. Softuer për Tableau 35.65 dollarë

7. Realizim të rrjetit ëireless 34.86 dollarë

8. Dizajn industrial 34.63 dollarë

9. Dokumentim API 34.22 dollarë

10. Dizajn i kopertinave të librit 32.52 dollarë

11. Modelim i financave 32.46 dollarë

12. Tatimet e korporatave 31.90 dollarë

13. Mësime për përdorimin e makinave 31.84 dollarë

14. Programim 30.94 dollarë

15. Administrim i serverave Microsoft SQL (30.02 dollarë)

16. Këshilla dizajni 29. dollarë

17. Të dhëna shkencore 29.58 dollarë

(d.b/Monitor/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb