Cristiano Ronaldo dhe familja e tij po mbrohen nga vëllezërit binjakë që shërbyen në një njësi elitare të forcave speciale në Afganistan.

Futbollisti, 36 vjeç – i cili nënshkroi kontratë me Manchester United për herë të dytë në gusht – u pa më parë i ruajtur nga vëllezërit në shtator, menjëherë pasi ata u punësuan ndërsa ai përgatitej të udhëtonte në Zvicër me skuadrën për një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Një nga binjakët u pa gjithashtu në fillim të këtij muaji në festën e ditëlindjes të organizuar nga e dashura e tij shtatzënë, Georgia Rodriguez, për vajzën e tyre Alana Martina, katër vjeçe, në Madrid, shkruan DailyMail.
Truprojat tani janë zbuluar se janë vëllezërit Sergio dhe Jorge Ramalheiro, ish-ushtarë që luftuan në Afganistan para se të shkonin për t’u bashkuar me një njësi të mbrojtjes së ngushtë të policisë portugeze që mbronte gjyqtarët dhe politikanët.

Revista portugeze e famshme “Flash” tha se binjakët, pjesë e një grupi trenjakësh, ishin punësuar nga Cristiano pasi ata kërkuan të shkonin me leje pa pagesë nga policia e PSP për të ndjekur interesa të tjera.

Vëllai i tretë, i quajtur Alexandre, mësohet se ende punon si oficer policie.

Një burim i brendshëm tha për mediat lokale: “Sergio dhe Jorge vishen elegantë dhe duken shumë normalë”.

“Ata janë të aftë të përzihen me turmën, por ata janë të shpejtë për të menduar, parë dhe vepruar në momentin e duhur”.

Ekipi i sigurisë së Cristianos ra në sy kur binjakët e shoqëruan atë në Aeroportin e Mançesterit për fillimin e fushatës së ekipit të tij në Champions League kundër ekipit zviceran, Young Boys.

Dyshja me stil, identiteti i të cilëve nuk ishte bërë publik në atë kohë, e ndihmuan sulmuesin me bagazhet e tij kur ai po bëhej gati për të hipur në fluturim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb