Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një konference për media u pyet për rolin që do të ketë ish-ligjvënësi demokrat Ervin Salianji pas daljes nga burgu.

Berisha u përgjigj se pozicioni i Salianjit në Partinë Demokratike do të jetë një “pozicion beteje”.

Ai theksoi se Salianji do të vazhdojë të jetë aktiv dhe i angazhuar në përballjen politike të PD-së.

Kujtojmë se ish-deputeti demokrat Ervin Salianji prej 26 shtatorit të vitit të kaluar ndodhet në burgun e Fierit, i dënuar për ‘kallëzim të rremë’ publik.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb