Pas ujit, çaji është pija më e konsumuar në botë. Përveç shijes, arsye për këtë janë edhe veçoritë e tij që përmirësojnë shëndetin.

Nëse çaji pihet tri apo më shumë herë në ditë ai mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, me siguri për shkak të antioksidantëve, ndërsa disa shkencëtarë thonë që çaji i gjelbër dhe i zi ndihmojnë në parandalimin e arterosklerozës.

I ftuar në Vila24 specialisti i kafesë Mario Butsi na zbuloi se cili është çaji që mbizotëron tregun shqiptar.

“Një nga çajrat që zë vendin e parë në tregun shqipëtar është ai i boronicës. Boronica pihet në masivitet për një arsye, pasi është e kuqe dhe njerëzve u duket interesant, jo se vërtetë kanë dijeni që ka veti të larta antioksiduese. Që të arrij boronica të lëshoj ngjyrën e vet të kuqe do një zierje të fortë dhe ose do bluar. Karafilin, kanellën mund t’i kombinojmë me fruta në shtëpi si molla apo dardha dhe të nxjerrim kombinime të shëndetshme dhe të shijshme. Edhe trëndafili i egër është një pastrues shumë i mirë i veshkave”- tha Butsi në News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb