TIRANË

Shefi i politikës së Jashtme të BE–së Josep Borrell është pyetur sot në konferencën e përbashkët me Oliver Varhelyi dhe kryeministrin Edi Rama dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Borrell u pyet se cili është qëndrimi i BE-së për liderin e PD-së Sali Berisha i cili është shpallur non grata nga Britania e Madhe dhe SHBA.

“Nga pikëpamja jonë e vetmja gjë që mund të themi ne i marrim vendimet për sanksionet e Këshillit. Me sa di unë nuk ka asnjë propozim për sanksione për qytetarë shqiptarë”, tha Borrell.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: