Këngëtarja Çiljeta Xhilaga nuk ka munguar as kësaj radhe në “Elbasan Arena” për të ndjekur skuadrën e saj të zemrës Partizanin.
Çiljeta është vënë re në shkallët e stadiumit duke ndjekur me shumë kuriozitet ndeshjen kundër skuadrës sllovake të Slovan Bratislava.
Ajo kishte ndryshuar edhe lukun e saj, duke lyer flokët në ngjyrë të errët. Femra seksi e muzikës shqiptare ishte ulur në tribunën vip dhe po ndiqte gjithë pasion ndeshjen e skuadrës së saj.
Gjatë sezonit të shkuar Çiljeta ka ndjekur të gjitha ndeshjet e rëndësishme të Partizanit në kampionat.
Këngëtarja njihet për miqësinë e ngushtë që ka me portierin Alban Hoxha dhe nuk ka nguruar ta thotë këtë edhe publikisht nëpërmjet fotove që poston.
(m.k/BalkanWeb)
