Tashmë është zyrtare, Çiljeta Xhilaga do të jetë prezantuese e edicionit të dytë të “Tu Si Que Vales Albania”, që cel siparin sot në mbrëmje.

Produksioni i spektaklit ka zgjedhur këngëtaren seksi, si partneren e Florian Agalliut në këtë rrugëtim, që pritet të zbulojë talente të të gjithave fushave në javët që do të vijojnë, shkruan Who.

Mbrëmja e sotme do të rezervojë surpriza të mëdha, duke nisur nga prezantimi, juria e përbërë nga Holta Dulaku, Kastriot Çaushi, Agron Llakaj dhe Vikena Kamenica e deri tek konkurrentët që do të sjellin performanca nga më të çuditshmet në spektaklin e të enjtes.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: