Kryeministri grek Aleksis Cipras ka shprehur dëshirën dhe mbështetjen për kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, që referendumi për emrin të jetë i suksesshëm.
“Dëshiroj dhe shpresoj se kjo marrëveshje do të shkojë përpara. Dëshiroj, shpresoj dhe i mbështesë orvatjet e Zoran Zaevit që ta fitojë referendumin. Dhe kuptohet, pastaj, përpjekja akoma më e vështirë që të gjejë 2/3 në Kuvend, në parlamentin e tij që ta ratifikojë ndryshimin kushtetues. Kjo është shansë e madhe për Greqinë, shansë e madhe për rajonin. Zgjidh problem që ekziston me dekada dhe sipas mendimit tim e zgjidh në mënyrë pozitive për vendin”, ka deklaruar kryeministri grek, në një intervistë për “Euronews” në gjuhën greke.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Aleksis Cipras thotë se zgjidhja mes dy vendeve do të fitojë shumicë absolute në Parlamentin grek dhe sqaron se Marrëveshja e Prespës, do të vijë në Parlament, ashtu siç është përcaktuar në vetë marrëveshjen “kur pala tjetër do ta finalizojë procesin e revizionit kushtetues dhe kuptohet kur do të formohet protokolli për integrim në NATO” që Greqia të mund ta ratifikojë edhe protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancën Atlantike të Veriut.
“Kjo marrëveshje do të marrë shumicë absolute në parlamentin grek. E respektoj dhe nuk dakorodohemi me pozicionin e partnerit tim në koalicion, me të cilin kam bashkëpunim të ndershëm dhe të sinqertë dhe jam i sigurt se do t’i mbajë parimet e tij, ashtu siç beson vet ai, por nuk do ta prishë rrjedhën e papenguar të vendit drejt rikuperimit ekonomik dhe stabilitetit politik”, sqaroi Cipras në lidhje me pozicionin e Grekëve të Pavarir dhe Panos Kamenos.
(BalkanWeb)