Kryeministri grek, Aleksis Cipras premtoi sot 500 millionë euro për riorganizmin e shërbimeve kombëtare për menaxhimin e katastrofave, ndërsa bilanci i zjarreve në fund të korrikut është rritur në 93 të vdekur.

“Prioriteti ynë i momentit është hetimi objektiv i shkaqeve që çuan në këtë tragjedi dhe marrja e të gjitha masave të nevojshme që të mos përsëritet një fatkeqësi e tillë”, u shpreh Cipras gjatë një fjalimi televiziv për të njoftuar investimin e mbështetur nga fondet e ndihmës europiane, shkruan atsh.

Bilanci i zjarreve është rritur në 93 të vdekur pas vdekjes së një gruaje 78 vjeçe në spital dhe të një burri 83 vjeç një ditë më parë.

Mbrojtja civile publikoi një listë të viktimave mes së cilëve numërohen 45 gra, 35 burra, 11 fëmijë dhe dy persona ende të paidentifikuar. 34 persona janë të shtruar në spital, gjashtë në gjendje kritike për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: