Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se konflikti në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit, ndërsa bën thirrje për t’i dhënë fund luftës.
“Të gjitha sulmet në Lindjen e Mesme dhe më gjerë po shkaktojnë vuajtje dhe dëme të jashtëzakonshme për civilët në të gjithë rajonin dhe përbëjnë një rrezik të madh për ekonominë globale, veçanërisht për njerëzit”, thotë ai nëpërmjet një reagimi në platformën X.
“Situata mund të dalë jashtë kontrollit. Është koha për të ndaluar luftimet dhe për të filluar negociata serioze diplomatike”, shtoi ai.
Nga ana e tij Presidenti amerikan Donald Trump ka theksuar se nuk do të ketë marrëveshje pa “dorëzimin pa kushte” nga Teherani.
Trumpi ka deklaruar ditët e fundit se kushdo që e merr udhëheqjen e Iranit, ai duhet të jetë me pëlqimin e SHBA-së.
