Pas largimit të tij nga Big Brother VIP, Jetmiri nuk ka humbur kohë dhe ka bërë një dalje publike përmes një video live në rrjetet sociale.
Gjatë kësaj transmetimi, ai ka ndarë me ndjekësit e tij një sërë mendimesh dhe emocionesh, duke reflektuar mbi kohën e kaluar brenda mureve të shtëpisë. A e di sa lajme do të bëjmë, nuk e keni idenë, çka më kanë parë sytë edhe çka bëhet edhe si e tregojnë edhe si i dallaverosin njerëzit, e si e shesin sapunin për djathë kemi për të diskutuar shumë.
Me këto, duket se Jetmiri intrigoi ndjekësit për atë që mund të ketë ndodhur pas kamerave. Jo vetëm kaq, por komentet e tin duket se parashikojnë një lloj kërcënimi ndaj produksionit, duke sugjeruar se ai mund të zbulojë sekrete dhe të vërteta që deri më tani kanë qenë të fshehura nga publiku.