Ndërkohë që po fliste në foltoren e Kuvendit për masakrat e bëra nga serbët në Kosovë, Taulant Balla është ndërprerë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, i cili ndërhynte nga vendi.

Balla ka thumbuar se kreu i PD, Sali Berisha nxit Nokën të reagojë sa herë që flitet në Kuvend për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Taulant Balla: Masakrat dhe spastrimet etnike, monument tmerri, 12 mijë personave iu vodh jeta, 20 mi gra e vajza u përdhunuan, 1600 persona të vdekur e të pakallur dhe ende sot të gjallët kërkojnë në terr të dashurit e tyre. Sot komandantët e UÇK mbahen të arrestuar.

Sa nis unë me komandantët nis e bërtet o Flamur. Ç’ke, ty të shpon ai? Sa flas për Hashimin “shpon” Flamurin. Pse e “shpon” Flamurin o Sali?”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb