TIRANË- Festat e fundvitit kanë sjellë edhe fluks të automjeteve në qarkullim, e sidomos në metropolin shqiptar, këto ditë trafiku shndërrohet në një hall më vete. Një video e mbërritur në adresën e BalkanWeb, tregon një moment nga bllokimi i trafikut në Tiranën e Re. Ndërsa automjetet janë futur nga të gjitha drejtimet por kanë mbetur në vend, një efektiv policie thjesht ‘numëron’ makinat, duke kontrolluar dokumentacionin por pa bërë as ndërhyrjen më të vogël për rikthimin e normalitetit të qarkullimit.

Ndërkohë që policia e kryeqytetit ka paralajmëruar se këto ditë do të jenë në punë 1400 policë, pikërisht për të siguruar rendin dhe shërbim sa më të mirë për qytetarët.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: