VLORË

Një person i ka vendosur zjarrin hyrjes së 5 dyqaneve pranë zonës muzeale në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se personi në fjalë i ka spërkatur me benzinë dhe më pas iu ka vënë flakën dyqaneve që ndodhen në zonjën e njohur si “6 katëshi” dhe që ishin të mbyllura në zbatim të masave të qeverisë.

Pak minuta pas ngjarjes policia ka arrestuar një person të dyshuar. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë motivet e këtij akti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: