TIRANE- Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka shpërthyer me sharje ndaj faqes ‘Cmendinadublimofficial’ në “Instagram”, pasi ka postuar një foto të saj bashkë me djalin, ku ofendonin djalin, Fernando.

Por Faqja zyrtare ‘Cmendina Dublim’ ka reaguar duke thënë se nuk kanë një faqe të tillë në Instagram por vetëm në Facebook dhe http://cmendina.tv. Ata shprehen se nuk e njohin personin që iu ka përdorur pa drejtë emrin duke hapur një profil në Instagram “I themi këtij legeni që përdor emrin tonë! O legen ne vërtetë mund të tallemi me vipat por kurrë nuk e kemi ofenduar dikë nga familja ose të afërmit e tij…

REAGIMI I CILJETES
“O By**ir, o pederast që më bën të prish gojën për ditë Bajrami, që merresh me fmit t’i o pedofil. Djali im ka një bab që t’i thy kom e dur ty o pler, shif mos je kopil vete o perversa njerëz që flisni për fëmijët. Më mir hiqe vet se me të gjet do të thy dhombet unë”, është shprehur këngëtarja. E kontaktuar nga “Bluetooth”, Çili nuk e fsheh aspak irritimin ndaj të gjitha faqeve që e kanë përdorur negativisht vogëlushin Fernando. Për këngëtaren është çdo gjë e pranueshme, deri sa preket familja e saj, ndaj dhe ka zgjedhur të reagojë aq ashpër ndaj këtyre faqeve. “Unë kam vendosur që t’u bëjë padi të gjitha faqeve që guxojnë e merren me djalin tim. Tashmë për faqen në fjalë kam bërë një padi, si dhe për një faqe tjetër që e ka bërë një gjë të tillë më herët. Të njëjtin fat do të kenë të gjithë ata që guxojnë të më prekin familjen”, është shprehur Çiljeta e revoltuar.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: