Reagimeve të shumta për ngjarjen e paprecedentë që po ndodh në News24, ku policia zbarkoi dhe ushtroi terror, duke nxjerrë punonjësit e kësaj media jashtë, iu është shtuar dhe ai i Lefter Maliqit.
Ky i fundit ka dënuar veprimin e policisë, ndërsa e cilëson si akt të paprecedentë.
Reagimi
Çmenduri e radhës, akt i paprecedent! Skandal, akt terrori, dhunë psikologjike ndaj gazetarëve dhe medias së lirë. Narkoshteti me uniformë rrethon median më të madhe informative dhe më të ndjekur, NEWS 24, duke mos lejuar gazetarët dhe duke ndërprerë sinjalin e transmetimit pa paralajmërim. Kulmi i instalimit të diktaturës, ngjarje e paprecedent. Reagimi duhet të jetë i fortë — po kthehemi në diktaturë, kodin penal po e ndryshojnë si në diktaturë, median po e terrorizojnë dhe e mbajnë nën kontroll, kudo po sundojnë bandat, krimi, oligarkët. Duhet reagim i menjëhershëm i opozitës, ambasadave, Unionit të Gazetarëve vendas dhe ndërkombëtar. Vendi në panik për shkak vetëm të një Kryeministri hakmarrës, primitiv, të papërgjegjshëm 👎
