Ish-lojtari i kombëtares franceze, Patrice Evra, ka reaguar ndaj vendimit të Konfederatës Afrikane të Futbollit për t’ia dhënë titullin e Kupës së Kombeve të Afrikës 2025 skuadrës së Marokut, pavarësisht fitores së Senegalit në fushë vetëm dy muaj më parë.
“Të gjithë e pamë që Senegali fitoi. Por pse askush nuk po flet për këtë gjyqtar? Ku është ai tani? Kupa e Kombeve të Afrikës ka humbur të gjithë besueshmërinë.
Dy muaj më vonë ata njoftuan se Maroku ishte kampion… Mendova se ishte një shaka e 1 prillit. Kampioni i vërtetë është Senegali dhe gjithmonë do të jetë”- Tha ai.
