Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku është ndalur te zhvillimit ekonomik. Gjithashtu Ibrahimaj u pyet edhe lidhur me çmimet e larta të karburanteve dhe për mënyrën se si do të funksionojë Bordi i Transparencës.
“Qëllimi ynë është që të kujdesemi që efektet e luftës të kenë sa më pak ndikim te konsumatorët. Që tregut të funksionojnë normalisht dhe të mos abuzojë me situatën e çmimeve. Që të ardhurat e familjeve shqiptare të mos ndikohen, veçanërisht pensionistët dhe shtresat në nevojë. Qoftë situata e shëndetit ekonomik që është stabël qoftë e familjeve apo bizneseve është në vëmendjen”, është shprehur ajo.
Më tej Ibrahimaj thekson se nuk ka pasur abuzime dhe se Bordi është ngritur për të vendosur çmimet ditore të karburanteve.
“Do marrim masat e duhura. Sa i takon rikthimit e çmimeve në nivelet e parakrizës kemi ngritur Bordin për të vendosur çmimet ditore të karburanteve. Bordi nuk ka një afat të përfundimit. Do e mbajmë Bordin të ngritur derisa çmimet të normalizohen. Do kujdesemi që çmimet e karburantet të rikthehen në nivelet e para krizës. Jemi të ndikuar nga konjukturat ndërkombëtare të çmimeve. Karburantet në shportën e konsumit kanë një peshë 2%. Bëhet fjalën për peshën e një familjeve mesatare shqiptare, jo në shtresat në nevojë. Kemi gjykuar që për pensionistët çmimi më i ndjeshëm është energjia elektrike dhe sigurisht ushqimet dhe shporta bazë. Siç kemi bërë dhe më parë nuk kemi ndryshuar çmimin e energjisë elektrike. Ndërhymë në disa paketa për kategoritë në nevojë”, tha ndër të tjera ajo.
