Lewis Hamilton, piloti i skuderisë Mrcedez, ka fituar sot Çmimin e Madh të Spanjës të zhvilluar në Barcelonë. Ky është suksesi i dytë radhazi për britanikun i cili ka thelluar diferencën e pikëve me ndjekësin më të afërt, Sebastian Vettel.

Një garë e dominuar nga Hamilton, që e nisi atë nga “pole position” dhe nuk e lëshoi kreun deri në fund, falë edhe një strategjie të mirë. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas, ndërsa në vendin e tretë u rendit Max Verstasppen me Red Bull, që edhe pse garoi për më shumë se 15 xhiro me një makinë të dëmtuar në turirin e saj, arriti të lërë pas Sebastian Vettel me Ferrari, i katërti.

Një garë që nuk dhuroi atë spektakël si ato të fundit, me pak parakalime dhe e mërzitshme, e dominuar nga pilotët e Mercedes, ndërsa Ferrari ishte shumë e avashtë, duke mos rivalizuar dot për fitore, madje as për podiumin. Strategjia e gabuar me dy ndalesa e “kokëkuqes” bëri që Vettel të mos ngjitet në podium, duke qenë larg kreut. Një Mercedes e rilindur në pistën e Katalonjës me të dy pilotët e saj, ndërkohë që edhe Red Bull ishte e shpejtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb