Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me çmimin rekord që shënoi dje nafta në vend, pas vendimit që mori Bordi i Transparencës.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Tabaku theksoi se grupi parlamentar i PD-së ka dërguar në Kushtetuese bordin e oligarkëve, që sipas saj është çështja e parë prioritare që duhet të trajtojë gjykata.

REAGIMI
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Oligarkëve që sot po cakton çmimet më të larta të karburanteve në të gjithë rajonin!
Kjo duhet të jetë çështja e parë prioritare që duhet të trajtojë kjo Gjykatë si çështje e interesit publik, si barrë për ekonominë e për familjet shqiptare!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb