Preç Zogaj e Bashkim Shehu në prozë dhe Shaban Murati në publicistike janë tre fituesit e çmimit mbarëkombëtare “At Zef Pllumi” për vitin 2024.

I kthyer në traditë, edicioni i 8 i këtij konkursi u organizua nga Bashkia Lezhë, ndërsa të pranishem ishin autoritete lokale si dhe përsonalitet të shquara të artit dhe letersisë shqipe, të cilët vlerësuan këtë event që i dedikohet një personazhi mjaft të rëndësishem siç ishte “At Zef Pllumi”.

Fituesit e çmimit mbarëkombëtare “At Zef Pllumi” e konsideruan nderim të madh këtë vlersim.

Në këtë konkurs juria e përbërë nga emra të njohur të lertësisë shqipe si Behar Gjoka, Marash Mirashi dhe Agim Xhafka vlerësoi me çmime karriere Frano Kullin, Thanas Medin dhe Pashk Përvathin. Gjithashtu u akorduan dhe dy çmime nderi për shkrimtarët Namik Dokle dhe Ahmet Premçi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: