Derbi i Mançesterit i shkoi City, me Foden që bëri “djallin” përballë United. 4 gola, raste pafund për shënim dhe shumë spektakël, ky derbi rezultoi një sfidë fantastike për tifozët. Derbi u hap me një gol spektakolar nga ana e Rashford, me sulmuesin anglez që lëshoi një predhë në minutën e 8-të duke ndalur topin në rrjetë. Haaland shpërdoroi një rast për të vënë duart në kokë teksa i vetëm në zonë, me portën e boshatisur, e dërgoi topin mbi traversë.

Foden
Foden

Me fillimin e pjesës së dytë ishte Foden që me një goditje fantastike riktheu baraspeshën, një gol për katalog. Ylli anglez u kthye në protagonist absolut në këtë derbi teksa në minutën e 80-të realizoi golin e dytë duke përmbysur rezultatin. Për të hipotekuar këtë fitore, në shtesë, Haaland u shërbye nga Rodi, pas një gafe nga mbrojtja e United, duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-1. Fal këtij suksesi të rëndësishëm në derbi, Man.City vijon të ndjek këmba këmbës Liverpooli-n kryesues, me vetëm një pikë diferencë. I pyetur në lidhje me garën për titull dhe sfidën direkte me Liverpool më datë 10 mars, Guardiola dribloi gazetarët:

“Kemi Copenhagen fillimisht, më pas do të flasim për Liverpool. Ka ende shumë pikë në lojë, ka ende shumë transferta. Në këndvështrimin tim, janë ende katër ekipe në garë për titullin në Premier League”, u shpreh Pep Guardiola.

Lojtarët dhanë gjithçka. Jonny Evans dhe Marcus Rashfaord nuk ishin në 100% dhe dhanë gjithçka. Mendoj se paraqitja ishte e mirë, nuk e meritonim këtë rezultat”, u shpreh Ten Hag.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb