Pas reagimit të sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, vjen një kundërpërgjigje nga presidenca.
Në një reagim në rrjetet sociale zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi pohoi se Bardhi ka të drejtë të takohet me kreun e shumicës, Taulant Ballën.
REAGIMI I BLUSHIT
Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe!
(BalkanWeb)
