“Së shpejti priten lajme të mira nga të dyja palët”, tha një burim rajonal për CNN, pas propozimit të Pakistanit drejtuar Donald Trump për t’i dhënë ultimatum Iranit.

Sipas të njëjtit burim, propozimi përfshin një armëpushim dyjavor, në kuadër të negociatave diplomatike, ndërsa vlerësohet se një marrëveshje mund të arrihet edhe brenda natës.

Bisedimet thuhet se po drejtohen nga shefi i ushtrisë së Pakistanit, Feldmarshal Asim Munir.

Burimi, i cili nuk bëhet i ditur, sugjeron se kontaktet janë në një pikë kritike, me mesazhe pozitive që qarkullojnë nga të dyja palët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb