Emmanuel Macron u dërgoi një mesazh votuesve përpara zgjedhjeve kombëtare të hënën në mëngjes. Një ditë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Francë, Macron u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë një zgjedhje të drejtë për të ardhmen.
“Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik.
Unë kam besim në aftësinë e popullit francez për të bërë zgjedhjen më të drejtë për veten dhe për brezat e ardhshëm.
Ambicia ime e vetme është të jem i dobishëm për vendin tonë që e dua shumë”, ka shkruar Emmanuel Macron.
E djathta ekstreme fitoi zgjedhjet europiane në Francë me një epërsi të madhe ndaj votimit europian të partisë së Presidentit Macron, e cila doli e dyta, por është pak pas socialdemokratëve.
