PRISHTINË- Ministri i Integrimeve Evropiane të Kosovës, Bekim Çollaku tha sot se “po pret me padurim vendimin e FIFA-s në lidhje me Kosovën”. Në rrjetin social “Twitter”, ai ka shkruar rreth pranimit të Kosovës në FIFA. Çollaku shprehet se përfitimin më të madh nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA do ta kishte futbolli. Sipas tij, Kosova ka talente të shumtë.

“Pasi UEFA e pranoi Kosovën dy javë më parë, presim të njëjtën gjë edhe nga FIFA sot. Përfituesi më i madh i Kosovës në FIFA do të ishte futbolli. Talentët tanë kanë shumë për t’i ofruar kësaj loje. Vendimi për Kosovën në FIFA së pari ka të bëjë me ofrimin e një shansi sportistëve dhe një trajtim të barabartë”, tha ai./k.press
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: