Fenerbahçe është vendosur në ndjekje të Kingsley Coman. Anësori francez është gati të largohet nga Bayern pas 10 vitesh dhe të reja të rëndësishme për të, priten në vijim. Sipas Fanatik, klubi turk ka bërë një ofertë huazimi me mundësi blerjeje.
Me bavarezët, Coman fitoi gjithçka, ku vlen të theksohet një titull të Champions League, të vendosur nga goli i tij në finale kundër Paris Saint-Germain në vitin 2020.
Ai gjithashtu fitoi një Kupë Bote për Klube, një Superkupë Evropiane, nëntë tituj të Bundesligës, tre Kupa të Gjermanisë dhe gjashtë Superkupa të Gjermanisë.
