NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
1.2 kg peshk (qefull)
800 gr qepë të vogla ose të mëdha
100 ml vaj
2 kokë hudhra
1 lgj salcë ose 100 ml pure domate
Kripë, piper, 1 majë luge sheqer
3 lgj uthull rrushi
2-3 gjethe dafine
Miell për pudrosjen e peshkut
½ gotë verë
Pergatitja
Peshkun e pastruar dhe të larë e presim në copa. Qepujkat i qërojmë dhe i presim në ½, nëse janë qepë të mëdha i presim në gjysëm rrathë në feta.
Hudhrën e pastrojmë nga cipa e jashtme dhe presim vetëm fundin e saj dhe e lemë ashtu siç është ose nëse deshironi dhe mund ta ktheni në thelpi.
Peshkun e spërkasim me pak kripë dhe e pudrosim lehtë me miell dhe pasi të jetë ngrohur vaji i japim një skuqje të lehtë e largojmë nga tigani dhe e lemë mënjëanë.
Shtojmë dhe pak yndyrë në tiganin që skuqëm peshkun dhe fillojmë të kaurdisim qepët derisa të zbuten pak. Vendosim kapakun duke i tarzuar herë pas here. Shtojmë më pas tek qepët kripën, piperin e zi, hudhrat, salcën e domates, pak sheqer dhe 150 ml ujë. I lemë qepët të vlojnë dhe kur qepa të jetë zbutur shtojmë uthullën dhe pak majdanoz nëse dëshironi.
E vendosim më pas qepën në një tavë, shtojmë 2-3 gjethe dafine dhe më pas vendosim copat e peshkut mbi qepë. E spërkasim peshkun me pak verë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta derisa peshku dhe qepa të marrin një ngjyrë të artë.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)
