Qeni i presidentit Joe Biden, Commander ka kafshuar agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan në të paktën 24 raste, tregojnë dokumentet e reja, shkruan bbcnews.com.

Të dhënat e Shërbimit Sekret të SHBA-së tregojnë shkallën në të cilën pastori gjerman shkakton kaos për truprojat presidenciale.

Dokumentet tregojnë të paktën 24 incidente kafshimi midis tetorit 2022 dhe korrikut 2023, përfshirë anëtarët e Shërbimit Sekret të kafshuar në dorë, parakrah, bërryl, bel, gjoks, kofshë dhe shpatull.

Këto incidente çuan në largimin e kafshës shtëpiake të familjes Biden nga Shtëpia e Bardhë për një kohë të pacaktuar vitin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: