Como nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe ka bërë “bllokadë” për të gjitha skuadrat që duan trajnerin Cesc Fabregas. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Como ka refuzuar së fundmi Romën, me kryeqytetasit që bënë përpjekjet e tyre  për të marrë miratimin e klubit lombard për largimin e Fabregas.

Gjasat janë të mëdha që Fabregas të qëndrojë në drejtimin e këtij ekipi pavarësisht thashethemeve  të merkatos, me klubet e mëdha italiane dhe europiane që monitorojnë situatën e tij.

“Unë gjithmonë them: nëse do të qëndroj apo jo nuk është e rëndësishme. Ajo që ka rëndësi është ajo që po krijohet te Como, me projektin që do të vazhdojë. Jam personi i duhur për këtë projekt”- tha trajneri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb