Como triumfon në ndeshjen e parë “big” në Serie A, “thyen” 2-1 Napolin brenda në “Maradona”, me ekipin e Fabregas që merr një trepikësh me shumë peshë, ndërsa Allegri e sheh veten në siklet në sfidën e parë në shtëpi. Como i ndëshkoi në zbritjen e parë në sulm, me Baturinan që tundi rrjetën në minutën e 17-të. Napoli reagoi fuqishëm dhe në minutën e 30-të, Hojlund me një aksion personal shumë të bukur barazoi shifrat në 1-1.

Festa në “Maradona” nuk zgjati shumë, pasi 4 minuta më vonë, një gafë e Napolit në prapavijë i dhuroi Comos golin e dytë.  Ndeshja rezultoi e hapur deri në fund, me dy ekipet që tentuan të gjenin rrugën e rrjetës, por pa sukses pasi rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund, me Comos që festoi për këtë trepikësh.

Pavarësisht humbjes, Allegri nuk e bëri dramë, në sytë e tij kjo ndeshje nuk vendos sezonin e Napolit: “Duhet absolutisht të përmirësojmë një detaj: kur mbrohemi duhet të jemi më të kujdeshëm. Në këtë pikë të sezonit fiton ai ekip që gabon më pak. Kjo nuk është ndeshja që vendos sezonin e Napolit, kemi kohë për të punuar dhe për të përmirësuar”, u shpreh Allegri.

Pas eliminimit të bujshëm në Kupë, në Serie A, Lazio e Gattuso-n është perfekte në këtë fillim sezoni: 2 ndeshje 6 pikë të plota. Kryeqytetasit triumfuan 1-0 përballë Genoa-s falë një goli të shënuar nga Frattesi. Interesat është fakti që të dy golat për Lazion këtë fillim sezoni i ka shënuar pikërisht ish mesfushori i Inter. Nuk u aktivizua asnjë minutë për Genoa-m mbrojtësi kuqezi, Mario Mitaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb