Ditën e sotme u hodh shorti për fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Drita dhe Shkëndija mësuan kundërshtarin e tyre, me dy skuadrat shqiptare që bënë një rrugëtim  mjaft të mirë gjatë fazes së ligës. Kampionët e Kosovës do të sfidojnë sllovenët e Celjes, ndërsa Shkëndija mat forcat me Samsunspor.

Drita evitoi përballjen me holandezët e AZ Alkmar, megjithatë Celje mbetet një kockë e forte, pasi po zhvillon një sezon shumë të mirë duke dominuar kampionatin slloven. Në anën tjetër, Shkëndija sfidon klubin turk pasi goglat nuk e vendosën përballë Lek Poznan. Italianët e Fiorentinës ndërkohë do të përballen me skuadrën që eleminoi Dinamon nga ky kompeticion, polakët e Jagiellonas. Ndeshjet e para do të luhen më 19 shkurt. Fati vuloset më 26 shkurt në ndeshjen e kthimit.

 

Jagiellonia – Fiorentina

Omonoia – Rijeka

Noah – AZ Alkmar

Drita – Celje

KuPS Kuopio – Lek Poznan

Shkëndija – Samsunspor

Zrinjski – Kristal Palas

Sigma Olomuc – Luzan-Sport

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb