Conference League ka nisur zyrtarisht edicionin, teksa në Stade Pierre-Mauroy (Villeneuve d’Ascq) u luajt një ndeshje e Grupit A. Lille triumfoi 2-0 ndaj Olimpic Ljubljanës, në një përballje që foli më shumë për vendasit francez.

Në fundin e fraksionit të parë, Agustin Doffo bën një ndërhyrje në zonë. Pas një verifikimi në VAR, gjyqtari Joey Kooij akordoi penallti për Lille, me 11-metërshin që u shndërrua në gol nga i zakonshmi David.

Goli i sigurisë për skuadrën e Fonsecas erdhi vetëm në fund nga turku Yazici. Për këtë sfidë te O.Ljujbjana ishte i grumbulluar edhe sulmuesi shqiptar Redi Kasa, por nuk u preferua të aktivizohet asnjë minutë të vetme. Në një grup me këtë dy skuadra në Conference League janë edhe Slovan Bratislava dhe Klasvik. JS

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb