Tekniku i Shkëndijës, Jeton Beqiri dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj AEK Larnaca në Conference League.

“Ne kemi provuar se kemi mundur të luajmë edhe me skuadra të forta në Europë gjatë këtij kompeticioni. Ne kemi respekt maksimal për ekipin e AEK-ut, por në asnjë moment nuk futemi në ndeshje për tu frikësuar si kundërshtarë, pavarësisht forcës dhe nivelit që kanë ato. Me punë dhe me seriozitet të jashtëzakonshëm gjatë gjithë ndeshjes, shpresojmë që edhe nesër të dalim me rezultat pozitiv”.

Ekipi i AEK-ut posedon një mbrojtje jashtëzakonisht të mirë, ata kanë pranuar vetëm një gol në ndeshjen e fundit. Mendoj që vetëm mbrojtja e tyre bënë diferencën, ata luajnë si ekip dhe në grup sulmojnë dhe mbrohen së bashku.

Jam i mendimit për të dalur me rezultat pozitiv, ne duhet të bëjmë një performancë të nivelit të lartë për të cilën ne bisedojmë dhe bëjmë analizë me futbollistët gjatë gjithë kësaj jave, pasi dëshirojmë ta përfundojmë këtë aventurë europiane me sukses me këto 6 ndeshje që kemi në fazën e ligës. Pastaj, sipas rezultatit do të shohim se çfarë do të na sjell fundi i ndeshjes”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb