Tekniku i Shkëndijës, Jeton Beqiri dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Slovan Bratislava në Conference League.

“Mendoj se është rasti i parafundit i Shkëndijës sa i përket kualifikimit në mesin e 24 skuadrave që do të vazhdojnë më tej. Unë jam i mendimit se kemi një kundërshtar jashtëzakonisht shumë cilësor që vitin e kaluar ishte edhe në grupet e Ligës së Kampionëve, por gjithmonë kur luajmë si vendas kur luajmë në Shkup kemi paraqitje pozitive.

Edhe kundër ekipit të Slovan Bratislavës, shpresoj që ekipi të shprehet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jam me besim të lartë se i kemi të gjitha parakushtet dhe mundësitë të sigurojmë një rezultat, i cili pastaj në ndeshjen e fundit do të na jep një komoditet të mund të plasohemi në mesin e 24 skuadrave më të mira”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb