“Është e drejtë që emri im të jetë pjesë e asaj liste për kombëtaren; së bashku me të tjerë, do ta përfshija veten mes kandidatëve nëse do të drejtoja federatën”. Kështu u shpreh trajneri i Napolit, Antonio Conte, në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Milanin.
Tekniku i Napolit mbetet një nga emrat më të përfolur për stolin e kombëtares italiane. Pas ndeshjes me Milanin, trajneri i Napolit pranoi se është e drejtë që emri i tij të jetë mes kandidatëve.
Conte kujtoi eksperiencën e tij të mëparshme si trajner i Italisë, duke nënvizuar se drejtimi i kombëtares nuk është çështje prestigji personal, por një përgjegjësi për të përfaqësuar vendin. Megjithatë, ai theksoi se aktualisht është i lidhur me Napolin dhe se për të ardhmen do të vendosë vetëm pas përfundimit të sezonit, pas një takimi me presidentin.
Nga ana tjetër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, u shpreh i hapur për ta liruar trajnerin nëse ai do të kërkonte të merrte drejtimin e kombëtares, por shtoi se nuk beson se kjo do të ndodhë. Sipas tij, Conte nuk do të pranonte një rol të tillë pa pasur garanci për një organizim më të mirë të futbollit italian.
De Laurentis ndaloi edhe te problemet e kombëtares, duke theksuar se rezultatet ndikojnë drejtpërdrejt në gjykime dhe se, në të kaluarën, ka munguar mbështetja nga klubet. Ai shtoi se Italia ka lojtarë cilësorë, por nevojiten ndryshime konkrete për të rikthyer suksesin.
Për momentin Conte nuk e fsheh dëshirën për tu ulur sërish në stolin e “azzurëve”, ndërkohë presidenti De Laurentis i jep dritën jeshile. Në përfundim të kampionatit do të mësojmë më shumë mbni fatin e teknikut leçes dhe stolit të kombëtares “azzurre”.
