Napoli është thjesht perfekt në këtë rikthim në Serie A, “thyen” 0-2 Lazio-n duke mos lejuar Inter e Milan të arratisen, ruan diferencën prej 2 pikësh me kreun. Në kryeqytet, ekipi i Conte-s e zgjidhi ndeshjen më lehtë se sa pritej, me dy gola të shpejtë brenda pjesës së parë.
Në minutën e 13-të, Spinazzola u shërbye pastër në zonë nga Politano dhe me një goditje fluturimthi dërgoi topin në rrjetë. Napoli kishte kontrollin total të lojës dhe në minutën e 32-të, Politano këtë herë shërbeu për Rrahmanin me kapitenin dardan që me kokë dyfishoi shifrat. I vetmi detaj negativ i këtij takimi ishte dëmtimi i Neres, me sulmuesin brazilian që ndrydhi kaviljen, prezenca e tij ndaj Inter të dielën e ardhshme vihet ndjeshëm në dyshim të fortë.
Fundi i ndeshjes solli tension, me gjyqtarin e takimit që ndëshkoi me karton të kuq tre lojtarë. Interesat ishte fakti që kjo ishte fitorja e parë e Conte-s përballë Sarri-t. Feston për këtë trepikësh trajneri i Napolit:
“Më duhet t’i bëj komplimente djemve, të luash me këtë qartësi teknike dhe forcë fizike, pa lejuar Lazio-s të dalë në lojën e sajë nuk është e lehtë. Zhvilluam një ndeshje me një nivel shumë të lartë”, u shpreh Conte pas ndeshjes, me teknikun e bluve që nuk pranoi të flas për merkaton.
