Eliminimi nga Kupa e Italisë nuk i ka lënë një shije të mirë Antonio Conte. Trajneri i Interit priste më shumë nga skuadra në sezonin e tij të parë si zikaltër, duke vendosur si objektiv fitimin e të paktën një trofeu. Jashtë Kupës, interistët janë matematikisht në garë për titullin kampion në Serie A, por me Juventus nëntë pikë larg, ky mision është më shumë se i vështirë. Gjithsesi, në lojë është edhe Liga e Europës, por kaq duket se nuk mjafton për Antonio Conte.

2222222
2222222

Sipas mediave italiane, tekniku mendon që tani për sezonin e ardhshëm, duke imponuar një tjetër stradegji në merkato. “Është e vështirë të fitosh, kur ke nëntë vjet pa sukses”, u shpreh Conte pas eliminimit nga Napoli. Këto fjalë janë përkthyer si një mesazh për klubin zikaltër. Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet përtej Adriatikut, duke nisur nga merkato e verës, Inter ka një tjetër profil për futbollistët që do të afrojë. Sipas udhëzimeve të Conte, ata duhet të kenë eksperiencë në fushë dhe në fitimin e trofeve.
(balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: