E ardhmja e Antonio Conte-s shihet gjithnjë e më larg Tottenham. Humbja e fundit kundër Arsenal vetëm sa “ftoh” palët duke shtuar gjithnjë e më shumë zërat që flasin për një largim të italianit në fund të këtij sezoni.
Conte zbarkoi në Londër në 2021 ndërsa kontrata i përfundim në verë, por ekziston dhe një klauzolë për të rinovuar kontratën edhe me një tjetër vit.

Këtë sezon, Conte është ankuar shpesh për mungesën e një merkatoje cilësore, shpesh duke i kaluar topin drejtuesve të klubit, por deklarata e tij publike nuk janë pritur mirë. Ish trajneri i Juves kërkon garanci për të ardhmen, por rezultatet këtë sezon nuk janë bindëse, Tottenham ndodhet në vendin e 5-të, 5 pikë larg Man.United.

Sipas Daily Mail, presidenti i Tottenham po planifikon të ardhmen pa Conte-n në skuadër, po shqyrton treguan për të gjetur një zëvendësues. Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, Thomas Tuchel është emri që po lakohet më shumë në Londër, ndërsa një opsion është edhe rikthimi i Mauricio Pochettino-s.
(BalkanWeb)